Vendosni fjalën kyçe....

Konfirmohen tre raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut


Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka konfirmuar se tre persona të tjerë janë të in fektuar me koronavirus. Siç shkruan Alsat, dje u testuan tetë pacientë, tre prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv. Bëhet fjalë për tre familjarë të çiftit tashmë të infektuar nga Dibra.

Kështu numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi në shtetin fqinj ka shkuar në 7.

“Pacientët pozitivë, nga e premtja, 6 marsi, kanë qenë në izolim shtëpiak, që nga sonte ata do të trajtohen në spital pranë Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe Febrile në Shkup”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë ditës së djeshme u konfirmua rasti i katërt me virusin, e cila ishte drejtoresha e Klinikës për sëmundje të lëkurës. Për shkak të saj 193 persona të tjerë janë vendosur në vetëkarantinë, 103 prej të cilëve ishin pjesëmarrës në një konferencë të mjekëve dermatologë ku ishte prezent drejtoresha. Ajo së fundmi ishte kthyer nga Italia dhe për pesë ditë ka vazhduar punën në Klinikë, para se të konfirmohej se ishte infektuar me koronavirus.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *