Këngëtaret Miley Cyrus dhe Madonna si dhe grupi i rrokut Pearl Jam, kanë anuluar koncertet e tyre për shkak të koronavirusit.
Siç shkruan BBC, Miley Cyrus ka pezulluar një udhëtim në Australi, ndërsa Madonna ka anuluar dy shfaqje në Paris.
“Jam shumë e zhgënjyer që nuk jam atje, por më duhet të bëj atë që është e drejtë për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e bandës dhe ekuipazhit tim”– shkruan Miley.
Ndërsa grupi Pearl Jam ka shtyrë turneun në SHBA dhe në Kanada, për shkak të rrezikut të lartë.
Përflitet edhe se do të shtyhet edhe festivali i muzikës Coachella në Kaliforni. Sipas BBC-së, festivali do të mbahet në tetor.
Frika nga koronavirusi ka anuluar një sërë shfaqjesh e koncertesh të tjera në të gjithë botën, madje edhe në vendin tonë. Kujtojmë se edhe koncerti i Maluma-s që do mbahej në Tiranë më 14 mars, është shtyrë në një afat të pacaktuar për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.