Vendosni fjalën kyçe....

Koronavirusi/ Drejtoria e Burgjeve ndalon takimin e familjarëve me të afërmit e dënuar


Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vendosur që të pezullojë të gjitha takimet e familjarëve me të burgosurit dhe të paraburgosurit.

Sipas institucionit në fjalë, vendimi ka ardhur në kuadër të masave kundër koronavirusit ndërsa gjatë periudhës së pezullimit, të burgosurit do furnizohen me ushqime e sende të tjera të nevojshme nga ana e Drejtorisë së Burgjeve.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë shpalosur masat e marra nga ana e qeverisë për përballimin e virusit ndërsa u bëhet thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme si dhe të shtojnë kujdesin ndaj higjienës personale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *