Vendosni fjalën kyçe....

Koronavirusi mbërrin dhe në Qipro, mjeku i sëmurë prej ditësh nuk kishte treguar


Qipro i është shtuar hartës së vendeve të prekura nga koronavirusi. Vendi raportoi dy rastet e para të konfirmuara të koronavirusit, njëri prej të cilëve ishte profesionist i shëndetit publik që kishte kontakte me pacientë përpara se të raportonte simptomat që kishte tek autoritetet.

Të dy pacientët meshkujt kishin udhëtuar nga jashtë. Rasti i parë është një 25-vjeçar që ishte kthyer nga Italia e veriut dhe i dyti është një mjek 64-vjeçar që u kthye nga Britania në 3 mars.

Ministri i Shëndetësisë, Kostandinos Jano tha se ishte “për të ardhur keq” që pacienti i dytë, i cili shfaqi simptoma më 3 mars, raportoi vetëm të dielën tek autoritetet.

“Kjo bën që të ndërlikohen përpjekjet e ministrisë për gjurmimin që duhet të bëjmë për kontaktet që ai kishte gjatë pesë ditëve të kaluara”– tha ai, citon Reuters.

Mjeku punon në një spital publik në kryeqytet. Mediat lokale raportojnë se 64-vjeçari ishte një mjek që punonte në repartin e kirurgjisë së zemrës të spitalit të përgjithshëm në Nikosia.

Autoritetet thanë që ishin duke punuar ngushtë me mjekun për të gjurmuar pacientët, anëtarët e familjes dhe kolegë të tjerë me të cilët ai mund të ketë pasur kontakte.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *