Pas Europa League, koronavirusi prek edhe Champions League. Pas shumë diskutimesh, tanimë është zyrtare, përballja mes Barcelonës dhe Napolit do të luhet pa tifozë.
Në Itali janë pezulluar të gjitha aktivitetet sportive, por skuadrat italiane që janë të angazhuara në turnetë ndërkombëtare, janë të detyruara të luajnë ndeshjet e tyre.
Lajmi për zhvillimin e ndeshjes me dyer të mbyllura është konfirmuar nga vetë klubi katalanjas.