Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka ndërprerë shërbimin e pritjes me qytetarët.
Që prej ditës së djeshme, godina e KPK-së ka kyçur dyert për qytetarët si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Kjo deri në një lajmërim të dytë.
KPK u bën thirrje qytetarëve që mund t’i dorëzojnë denoncimet e tyre me postë zyrtare ose t’i regjistrojnë online në faqen e tyre zyrtare të internetit.
“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se duke nisur nga data 9/3/2020 shërbimi i pritjes me qytetarët në ambientet e KPK-së do të ndërpritet. Kjo në kuadër të rritjes së masave parandaluese dhe për arsye të situatës së përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19 (Coronavirus i ri), me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.
Sqarojmë qytetarët se deri në një njoftim të dytë zyrtar nga Komisioni, denoncimet mund t’i dorëzojnë nëpërmjet postës zyrtare, ose mund t’i regjistrojnë online nëpërmjet faqes zyrtare të internetit të Komisionit kpk.al, rubrika “Denonco”.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin!”- thuhet në njoftimin e KPK-së.
Deri më tani në vend, numri i të prekurve me koronavirus ka shkuar në 6.