Vendosni fjalën kyçe....

Kurti: Largimi i trupave dëshirë e djalit të Trump-it, nuk besoj se do ikë KFOR-i amerikan


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas disa deklaratave të zyrtarëve të lartë amerikanë, që tregonin se trupat e SHBA-së do të largohen nga Kosova. Ai ka thënë se edhe po të largoheshin trupat amerikane, kjo nuk do të ndodhte për shkak të tarifës ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Pas tubimit elektoral në një restorant me të rinjtë e Podujevës, Kurti ka thënë se Brigada e 41-të e këmbësorisë-ekipi luftues, ishin për trajnime në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në Gjermani dhe se u kthyen prapë në Kosovë.

Unë nuk mendoj se KFOR-i amerikan duhet të tërhiqet nga Kosova. Përkundrazi, dhe besoj se nuk do të tërhiqet nga Kosova. Kemi parë një si dëshirë të djalit të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mirëpo kjo nuk ka lidhje me tarifën 100 për qind. Nëse ajo dëshirë bëhet edhe vendim i presidentit amerikan, sërish nuk ka lidhje me tarifën 100 për qind. Ka të bëjë me një reduktim të trupave që SHBA e ka bërë edhe në Afganistan edhe në Siri”- ka deklaruar kryeministri Kurti në Podujevë, raporton KOHA.

“Por, po them, unë besoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të qëndrojnë në të gjitha format e tyre shtetërore në Kosovë me Ambasadë, me ekonomi, me kulturë, me mbrojtje dhe jemi për partneritet dhe aleancë të fuqishme. Ne do ta heqim tarifën 100 për qind në mënyrë graduale, duke e zëvendësuar me reciprocitetin gradual. Jemi të bindur se kjo është rruga e duhur përpara dhe qëndrimi më racional dhe më i dobishëm për vendin tonë”- deklaroi kreu i ekzekutivit, Albin Kurti.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *