Vendosni fjalën kyçe....

“Maskat e shpërndara në disa qendra shëndetësore, të skaduara. Qeveria të lërë propagandën” – PD (Video)


Një grup pune i Partisë Demokratike ka denoncuar qeverinë për maskat e shpërndara për mjekët e infermierët.

Bardhi, Vokshi e Spahia kanë vizituar disa qendra shëndetësore e kanë deklaruar se maskat që i janë shpërndarë personelit mjekësor janë të skaduara që në vitin 2011 ndërsa u kanë sjellë irritim në fytyrë mjekëve e infermierëve.

‘Qeveria ka deklaruar se ka shpërndarë maska për përsonelin mjekësor, por nga përdorimi i këtyre maskave, mjekët dhe infermerët kanë patur irritim në fytyrë. Sot jemi njohur me nje fakt kriminal nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë. Siç shikojmë data e skadencës për maskat është 20 dhjetor 2011. Këto janë mbetje mjekësore që do te duhet të ishin asgjësuar dhe aspak mjete mbrojtëse. Ministra e Shëndetësisë është përfshirë në një skenar kriminal duke u dhënë mjekëve mbetje spitalore që do të duhet të ishin asgjësuar.’ – tha Bardhi.

Ai i bëri thirrje prokurorisë që të hetojë denoncimin ndërsa shtoi se qeveria duhet të çelë fonde për të pajisur mjekët me mjete e të lërë propagandën.

‘Prokurori i Përgjithshëm të urdhëroje të sekuestrojë në cilesin e provës të gjithë kutitë e skaduara të mbetjeve spitalore që mjekëve u janë venë në dispozicion si maska mbrojtëse. Qeveria të lërë propagnëdën dhe të marrë të gjithë masat për të mbrojtur mjekët dhe kështu duke mbrojtur të gjithë qytetarët shqiptarë.’ – tha Bardhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *