Vendosni fjalën kyçe....

“Mbyllen lokalet e natës, palestrat, qendrat e argëtimit” – Manastirliu tregon të gjitha masat e marra


Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu, ka publikuar planin e masave të marra nga institucioni që drejton për përballimin e koronavirusit.

Ajo tha se do ndalohen të gjithë grumbullimet masive të qytetarëve. Manastirliu theksoi gjithashtu se do ndërpritet veprimtaria e lokaleve të natës, palestrave etj.

Për baret e lokalet që do qëndrojnë hapur gjatë ditës, duhet të respektojnë largësinë prej 2 metrash mes klientëve nga njëri-tjetri, ndërsa përsëriti se autoritetet janë të përgatitura për të përballuar edhe 300 raste në ditë por u bëri thirrje qytetarëve që të tregohen bashkëpunues dhe të shmangin daljen e panevojshme.

‘Deri tani janë testuar 114 raste të dyshuara, vetëm 10 janë pozitive. Kush ka histori udhëtimi jashtë vendit apo histori udhëtimi apo kontakte me personat që janë identifikuar si të prekur nga koronaviorusi të njoftojë numrin 127, i vetmi shërbim që mund të ofrojë atë që qytetarët kërkojnë. Ekipi i ekspertëve pret një rritje të numrit të të prekurve dhe e kemi gati planin e masave dhe nuk jemi aspak të papërgatitur.

Do përdorim të gjithë protokollet për parandalimin e koronavirusit. Do ndjekim vetëkarantimin e detyruar dhe karantina që është struktura e dedikuar në Durrës, në Shtëpinë e Pushimit të Ushtarakëve që është gati.

Të kufizojmë mjetet e transportit publik, kafenetë, restorantet e daljet e panevojshme. Sot kamë nxjerrë urdhrin për publikun të gjitha mjediset si lokale nate, disko e të tjera lloje shërbimesh. Mbyllje për publikun deri në datë 3 prill të atyre që ofrojnë argëtim për fëmijët, qendra sociale, palestra, etj. Lokalet që funksionojnë ditën duhet të krijojnë largësinë prej 2 metrash mes klientëve.  

Të gjithë pensionistëve do u garantohet pensioni në shtëpi me kosto zero. Kompanitë private të marrin masa për parandalimin e përhapjes së koronavirusit mes punonjësve dhe më pas me qytetarët. Ndalohen aktivitetet sportive, sociale e kulturore.

Grumbullimi masiv i personave në mjedise publike është i ndaluar. Largësia në rastet e takimeve të miratuara sipas ligjit nuk duhet të jetë më pak se një metër. Të gjithë ata që kanë hyrë në Shqipëri nga zonat me risk të komunikojnë online me Institutin e Shëndetit Publik nëse se kanë plotësuiar skedën kur janë kthyer në vendin tonë.’ – tha ndër të tjera Manastirliu.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *