Drejtori i Urgjencës Mjekësore Skënder Brataj dhe ish-deputetja e Partisë Demokratike Oriola Pampuri janë përplasur në një debat mes tyre teksa diskutonin me masat për përballimin e koronavirusit në vend.
Përplasja ka filluar kur Brataj i është drejtuar Pampurit “që të mos i shtrembëruar” turinjtë ndërsa ish-deputetja i është drejtuar që t’i kërkojë falje.
Debati:
Brataj: Mos më shtrembëro turinjtë, nëse nuk të pëlqej unë nuk do të thotë…
Pampuri: Për këtë që the kërko falje, ose unë ose ti do të largohet nga studio nëse nuk kërkon falje këtu
Brataj: Më kë më ngatërron mua?
Pampuri: Ke mashtruar qytetarët
Brataj: Nuk kam mashtruar qytetarët
Pampuri: Nuk mund të flasi ashtu, jam grua, jam zonjë
Fevziu: I the ke mashtruar qytetarët
Pampuri: E pe çfarë ndodhi me maskat sot?
Brataj: Unë paskam bërë shpërndarjen e maskave, unë i paskam bërë këto?
Pampuri: Kryeministri i ka bërë, këtë kam përballë. Më thatë që nuk e kam thënë, tërhiqem, por ti do më kërkoshfalje
Brataj: Kush do ti dërgojë mesazhet ty moj zonjë
Pampuri: Mi dërgojnë gazetarët