Vendosni fjalën kyçe....

Policia operacion në kufi, zbulohen cigare kontrabandë në gomën rezervë


Policia kufitare e Kakavijës ka goditur një rast të kontrabandimit të cigareve nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.

Si rezultat i ketyre masave policia ku pronari i mjetit i fshihte brenda gomes rezerve te makines dhe janë arrestuar dy persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Gjatë një kontrolli, është zbuluar se pronari i një mjeti fshihte brenda gomës rezervë të makinës 140 paketa cigaresh kontrabandë.

Ndërsa janë janë arrestuar dhe dy persona të tjerë të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

DETAJET E POLICISË:

Masa të shtuara nga ana e Policisë Kufitare, për kontroll të imtësishëm ndaj automjeteve dhe qytetarëve, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm dhe intervistimit të thelluar, kapen dhe ndalohen dy shtetas të shpallur në kërkim për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Dhuna në familje”.

Po si rezultat i kontrollit të imtësishëm dhe në bazë të riskut, është goditur një rast i kontrabandimit të cigareve nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.

Gjithashtu, gjatë një jave janë kthyer mbrapa 29 shtetas shqiptarë që nuk plotësonin kushtet e lëvizjes në hapësirën SCHENGEN.

Po nga Policia Kufitare e Kakavijës janë ndëshkuar me masë administrative gjobë, 21 shtetas shqiptarë, për kalim të paligjshëm të kufirit dhe shkelje të ligjit për kontrollin kufitar.

Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, si rezultat i intervistimit të thelluar, kanë bërë të mundur zbulimin e identitetit të vërtetë të një shtetasi që ishte i shpallur ë kërkim, duke e vënë në pranga, konkretisht shtetasin A. K., 49 vjeç, banues në Vlorë. Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”. Ngjarje e ndodhur në datë 22.04.2018, ku shtetasi i mësipërm, duke qenë drejtues autobusi i një linje me shtetin grek, ka tentuar të trafikojë në shtetin grek, 1 kg lëndë narkotike kokainë. Ky shtetas, në momentin e kontrollit nga Policia, ka braktisur autobusin dhe është larguar në një zonë të pyllëzuar në territorin e doganës greke.

Si dhe u kap shtetasi D. V., 42 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, në muajin shkurt 2020, ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë në mungesë, “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Po si rezultat i kontrolleve bazuar edhe në analizën e riskut, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit në vijën e dytë në SPK Kakavijë, të mjetit në pronësi të shtetasit I. A., nga fshati Vrisera, gjetën në gomën rezervë 140 paketa cigaresh kontrabandë, të cilat po i transportonte nga Shqipëria për në Greqi. Paketat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Shtetasi I. A. u arrestua në flagrancë, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

Policia Kufitare po vijon me intensitet kontrollet në pikën e kalimit dhe në kufirin e gjelbër, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në bashkëpunim me FRONTEX-in, për të parandaluar hyrjen e paligjshme të shtetasve nga vendet e treta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *