Kryeministri Rama tha se karantinat janë gati duke hedhur poshtë akuzat e kreut të opozitës, Basha.
Ai e ftoi edhe njëherë opozitën dhe ekspertët e saj t’i bashkohen luftës ndaj koronavirusit.
Kreu i qeverisë premtoi se mjekët dhe infermieret dhe ata që janë në vijën e parë të frontit kundër koronavirusit do marrin nga 1000 euro në muaj plus deri në mbarimin e situatës.
Ndërsa sanitaret e shoferët do marrin nga 500 euro plus.
‘Shtëpia e ushtarakëve është gati. Edhe vendimet e tjera do merren në bazë të dinamikës. Fondet do përdoren sipas situatës e dinamikës. Ftojmë ekspertët e opozitës të vijnë e t’i bashkohen kësaj lufte. Ftesa ime është, ejani të gjithë se bashku të përballojmë këtë situatë. S’ka nevojë për shumë task-forca. Po helmoni zemrën dhe shpirtin e një populli të tërë kur dëgjon se janë shpërndarë 1.3 milionë maska të dëmshme dhe se tani po nisim punën për karantinën. Sot kemi vendosur që gjithë sistemin shëndetësor i angazhuar në vijën e parë në luftën frontale ndaj koronavirusit. Nga ambulancat që shkojnë te të dyshuarit dhe sëmurët me koronavirus, të mjekët dhe infermierët në zonën e blinduar të infektivit. Do i paguajmë 1000 euro plus në muaj deri në mbarimin e betejës dhe sanitaret e shoferët 500 euro plus. Të gjithë ata që e ndjejnë veten të fortë por kanë dalë në pension të na bashkohen dhe do paguehen 1000 euro mbi pensionin.’ – tha Rama.