Kryeministri Rama i është përgjigjur akuzave të kreut të PD-së, Basha, i cili tha se maskat e shpërndara për personelin mjekësor janë të skaduara duke vënë në rrezik jetëne personelit mjekësor dhe të qytetarëve.
Rama shkruan në Twitter se ka vetëm një palë maska që janë të dëmshme në Shqipëri, të atyre që kërkojnë pushtet me shpifje, sherr e rrëmujë.
‘Ka vetëm një palë maska të dëmshme në Shqipëri: Maskat e atyre që dhe kur ky vend lufton me jetën nën gërmadhat e tërmetit apo me një virus kërcënues për planetin, s’ndalen së kërkuari pushtet me shpifje, sherr, rrëmujë! Po përsëri Shqipëria do t’ia dalë sepse shqiptarët s’janë vetëm!’ – shkruan Rama.