Vendosni fjalën kyçe....

Riatdhesohen nga vendet e BE-së 104 shtetas shqiptarë


104 shtetas shqptarë janë riatdhesuar sot nga vendet e BE-së. Sipas policisë, ata kishin shkelur rregullat e qëndrimit në vendet e BE-së dhe kishin kërkuar azil.

Pas kthimit në vend ata janë kontrolluar për koronavirusin e më pas janë lënë të lirë.

Ministria e Brendshme u bën thirrje shtetasve shqiptarë të mos aplikojnë për azil në vendet e BE-së pasi nuk kanë asnjë mundësi për ta fituar atë.

Njoftimi

Vijojnë operacionet e riatdhesimit nga vendet e BE-së.

Gjatë dy operacioneve të zhvilluara ditën e sotme, riatdhesohen nga Franca dhe Gjermania 104 shtetas shqiptarë, të cilët kishin shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen dhe kishin kërkuar azil.

Në vijim të operacioneve të përbashkëta të riatdhesimit, të zhvilluara nga Policia Kufitare shqiptare, në bashkëpunim me Frontex-in dhe vendet e BE-së, për riatdhesimin e të gjithë atyre shtetasve të cilët nuk kanë respektuar rregullat e qëndrimit në hapësirën SCHENGEN, si dhe një pjesë e tyre kanë kërkuar dhe azil, sot janë realizuar dy fluturime charter.

Rreth orës 13:30 u riatdhesuan me fluturim charter nga Lille, Francë, 48 shtetas shqiptarë, nga të cilët 43 nga Franca dhe 5 nga Belgjika.

Gjithashtu, po sot, rreth orës 14 : 45, u riatdhesuan me fluturim charter nga Gjermania, 56 shtetas shqiptarë, të cilët kishin kërkuar azil në Gjermani.

Pas intervistimeve të thelluara, të zhvilluara nga specialistët e Policisë Kufitare Rinas, në kushte të rrepta të marra për parandalimin e përhapjes së virusit, të gjithë shtetasit e riatdhesuar janë lënë të lirë.

Të gjithë këta shtetas, në zbatim të urdhrit nr. 641, të Ministrit të Brendshëm, lëshuar më datë 20.12.2019, nuk lejohen më të udhëtojnë në vendet e BE-së, për tre vjet, që prej datës së kthimit deportiv.

Operacionet e riatdhesimit do vijojnë edhe në javët e ardhshme dhe Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë edhe njëherë për të gjithë shtetasit shqiptarë që të respektojnë me rigorozitet rregullat për  të lëvizur dhe qëndruar në vendet e BE-së dhe të mos tentojnë e të mos bëjnë asnjë shpenzim për të kërkuar azil, pasi shanset për ta fituar atë janë zero.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *