Vendosni fjalën kyçe....

Shahini jep informacion të rëndësishëm për maturantët: Punoni me këto dy libra për testet


Ashtu siç kishte paralajmëuar ditën e djeshme, ministrja e Arsimit, Besa Shahini, iu ka vënë në dispozicion maturantëve linqet e dy librave të maturës që të mund të studiojnë gjatë periudhës dy-javore për provimet.

Bëhet fjalë për dy librat e matematikës dhe gjuhës shqipe, të cilët sipas ministres, i ndihmojnë maturantët për t’u familjarizuar me natyrën e testeve.

“Gjatë periudhës së ndërprerjes së procesit mësimor, punoni me librat e Maturës Shtetërore, që janë përmbledhje e testeve dhe skemave të vlerësimit për gjuhën e huaj, matematikën dhe lëndët me zgjedhje për vitet 2011-2019.

Këta libra ju vijnë në ndihmë për t’u familjarizuar me natyrën e testeve dhe të pyetjeve që përdoren në këto teste.”– shkruan ministrja Shahini.

Mësimi në shkolla është vendosur të ndërpritet deri në datën 23 mars, për shkak të frikës së përhapjes së koronavirusit në vend. Më tej do të shikohet si do të vijojë situata.

Ministrja Shahini tha se gjatë kësaj periudhe, mësuesit do i orientojnë nxënësit që të mësojnë nga shtëpia me anë të telefonave.  Mësuesit mund të përgatisin mësimin me anë videosh e të shpërndahen në rrjetet sociale duke përdorur klasat virtuale.

Matura Shtetërore, Gjuha Shqipe dhe Letërsia:
http://qsha.gov.al/infos/gjuhe_shqipe.pdf?fbclid=IwAR1MIpd9i1rophsS89zXahuCGJsjMRKCXre9hLOy0XNVLbNOGt1pa9lwMKg
Matura Shtetërore 2019, teste dhe skema vlerësimi, gjuhët e huaja, matematika dhe lëndë me zgjedhje:
http://www.qsha.gov.al/infos/matematike_lende_zgjedhje_gjuhe_huaj.pdf?fbclid=IwAR22CeMcL_zdCJj_NbUK1bY-8tdfoFUEDyLlYlVRYyLHmLUf3exut2fUDLQ

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *