Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 10 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri


Shkon në 10 numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë ka zbuluar se janë testuar gjithsej 114 persona, prej të cilëve kanë rezultuar 10 pozitivë.

‘Deri tani janë testuar në Institutin e Shëndetit Publik 114 raste të dyshuara, prej të cilëve vetëm 10 janë pozitive. Bëhet fjalë për dy të sëmurët e parë të deklaruar dhe 6 persona të tjerë kontakte të ngushta të këtyre të sëmurëve si dhe dy raste të reja të palidhura me dy rastet e para. Masat që po vazhdojmë të marrim është karantinimi i detyruar për të gjithë kontaktet e ngushta të atyre personave që dalin të sëmurë me koronavirus. E ritheksoj, karantinim i detyruesëem. Është i rëndësishem sepse shmang kontaktet e këtyre njerëzve me të tjetër dhe shmang perhapjen. Ka një kontraditë mes panikut të shtuar dhe sjelljes që qytetarët kanë. Duhet të evitoni ambientet me grumbullime, të respektoni distancën një metër, të minimizoni përdorimin e transportit publik, të kafeneve, të restoranteve. Të shmangni daljet e panevojshme. Nëse qytetarët i marrin këto masa, atëherë ne si autoritete i kemi kapacitetet dhe strukturat të përgatitura për të përballuar çdo skenar’, tha zv.ministrja Mira Rakacolli.

Ajo sqaroi se në spital janë shtruar vetëm 3 pacientë, ndërsa 7 të tjerët ndodhen të vetëkarantinuar pasi nuk kanë simptoma të sëmundjes.

Ndërsa Albana Fico, Drejtore e Institutit të Shëndetit Publik  bëri edhe një herë një apel të përsëritur për masat e higjienës personale si larja e duarve më shumë se 20 sekonda, përdorimi i dezinfektantëve, respektimi i higjienës respiratore, përdorimi i facoletës pas kollitjes dhe teshtimave dhe hedhja në kosh me kapakë të mbyllur dhe ruajtja e distancës./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *