Vendosni fjalën kyçe....

Thirrje publike për Erion Veliajn: Ndaloni urgjent fshirjen e rrugëve me fshesë, shpërndahet koronavirusi


Një thirrje publike për kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, nga mjekët e specializuar për sëmundjet infektive është që të ndalohet pastrimi me fshesë i rrugëve të kryeqytetit.

Mjeku Enver Roshi, ndërsa ishte i ftuar në emisionin “360 Gradë” të Artur Zhejit, tha se sidomos në këtë kohë kur virusi qarkullon në vend, ngritja e pluhurit nga pastrimi me fshesë e bën më të lëhtë infektimin.

“Zheji një rekomandim për bashkinë e Tiranës, të ndalojë fshirjen e rrugëve me fshesë. Është absolutisht negative, jo shëndetësore dhe pasoja negative. Le të marrin mbetjet plastike e pluhurin ta lënë aty. Nuk mbaron kurrë dheri i Tiranës, por ngritja e pluhurit lart…”– tha Roshi.

Duke dëgjuar opinionin e Roshit dhe të mjekëve të tjerë në studio, moderatori Zheji iu drejtua vetë me një thirrje publike kryebashkiakut.

“Unë uroj që dikush t’i thotë Erion Veliajt. Zoti Veliaj, nëse e dëgjuat këtë ftesë shkencore të z. Roshi, që është mjek i specializuar për sëmundjen infektive, ju lutem ndaloni që sot mundësisht, e tutje, dhe merrni masa urgjente duke dëgjuar inteligjencën e mjekëve që kam të ftuar sot në studio, për të mos dëmtuar së pari familjen tuaj dhe veten, dhe familjet tona. Sepse me fryrjen e pastrimit urban, mund të bëhemi shpërndarës, pa dashje, të koronavirusit që e kemi mysafir në tokën tokë. “– tha Zheji.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *