Vendosni fjalën kyçe....

Ardi Veliu letër Drejtorive Vendore të Policisë: Mos lejoni grumbullimet e njerëzve


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu i ka dërguar letër 12 Drejtorive Vendore të Policisë ku i kërkon që të zbatojnë masat parandaluese të marra nga qeveria lidhur me koronavirusin.

Siç shkruan Balkanweb, policia ka për detyrë të kontrollojë territorin dhe Ardi Veliu urdhëron Drejtoritë Vendore që të mos lejojnë grumbullimet e mëdha të njerzve në lokale, palestra, pub-e etj.

Po ashtu policët urdhërohen që mos lejojnë tifozët të futen në stadiume dhe të ndjekin ndeshje futbolli. Vendimi vjen pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili tha se do të ndalojë dhe grumbullimin nëpër lokale e diskoteka.

Deri më tani në vend janë konfirmuar 10 persona të prekur me koronavirus.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *