Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Rama dhe Manastirliu po gënjejnë njerëzit për situatën reale të koronavirusit, video që i nxjerr zbuluar


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, duke postuar videon denoncuese të  familjarit të pacientes që humbi jetën edhe nga koronavirusi në Durrës, thotë se kjo dëshmi nxjerr zbuluar propagandën e Ramës dhe Manatirliut.

Më tej Bardhi rendit faktet sipas tij ku qeveria ka dështuar me menaxhimin e situatës së koronavirusit.

Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu po gënjejnë njerëzit për situatën reale të koronavirusit. Dëshmia në video e nxjerr zbuluar propagandën e rrezikshme të qeverisë!

Është fakt që qeveria shpërndau 1.2 milionë maska të skaduara për personelin shëndetësor.
Është fakt që qendrat shëndetësore dhe shumica e spitaleve nuk kanë mjetet e duhura për të përballuar situatën.
Është fakt që e moshuara në Durrës, që u nda nga jeta, u mbajt në dhomë për disa ditë me pacientë të tjerë.

As gënjeshtrat ndaj qytetarëve dhe as sulmi ndaj opozitës nuk e mbulojnë dot paaftësinë dhe mungesën e përgatitjes së qeverisë.

Shikoni vetë më poshtë sesi dalin sheshit gënjeshtrat e qeverisë për rastin fatal në Durrës”-shkruan Bardhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *