Vendosni fjalën kyçe....

Basha i bën qeverisë 7 propozime për përballimin e pasojave ekonomike nga koronavirusi


Kreu i Partisë Demokratike i ka bërë propozime konkrete qeverisë për të përballuar sa më mirë koronavirusin që ka prekur vendin.

Basha tha se pas konsultës  me grupin ekonomike, selia blu ka përgatitur një sërë propozimesh për përballimin sa më të mirë të pasojave të koronavirusit.

Kreu i opozitës tha gjithashtu se sulmi ndaj opozitës nuk e ndihmon përballimin e koronavirusit e në pajisjen e personelit mjekësor me pajisje mbrojtëse.

7 propozimet e Partisë Demokratike

  1. Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të energjisë dhe ujit për familjarët dhe bizneset në zonat ku COVID-19 është shfaqur.
  2. Përjashtim nga taksa e pronës për 3 muaj në zonat dhe bashkitë ku COVID-19 është shfaqur.
  3. Mbështetje për turizmin, fasonët, call-center që kanë pësuar apo pritet të pësojnë një rënie drastike nga koronavirusi dhe që janë goditur dhe nga tërmetit.
  4. Rishikimin e buxhetit 2020 me qëllim alokimin e fondeve për trajtimin e të sëmurëve.
  5. Alokimin e fondeve në buxhet për rritjen e testimeve për personat që mund të jenë prekur nga COVID-19.
  6. Rritjen e fondeve në buxhet për mbrojtjen shëndetësore në përgjithësi.
  7. Alokimi i këtyre fondeve është plotësisht i mundur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *