Drejtuesi i Rendit Publik në Policinë e Shtetit Albert Dervishaj deklaroi se nga kontrollet e kryera nga patrullat e policisë që prej orës 17:00 në 8 qarqe të vendit i kalon 100 persona të cilët kanë ardhur nga Italia brenda dy javëve.
“Numri i personave që kanë hyrë 2 javët e fundit nga Italia të kontrolluar që prej orës 17:00 në 8 qarqe të vendit, i kalon 100 personat”-deklaroi Albert Dervishaj në emisionin “Opinion”.