Pas paralajmërimit për nxjerrjen e ushtrisë dhe policisë për menaxhimin e koronavirusit, këta të fundit kanë nisur patrullimet në akset rrugore.
Forcat e rendit dhe policia ushtarake kanë dalë në patrullim të pajisur me maska për të kontrolluar sidomos mjetet me targa të huaja.
Nga dita e daljes së rastit të parë masat janë shtuar në terren ku përveç mbylljes së shkollave dhe universiteteve tashmë në Durrës dhe Tiranë po mbyllen edhe baret, pub-et, palestrat dhe të gjitha vendet ku mund të grumbullohen njerëz.