Vendosni fjalën kyçe....

Getafe nuk pranon të luajë me Interin: Më mirë humbim ndeshjen se rrezikojmë në Milano


Klubi i Getafe preferon që  më mirë të humbasi ndeshjen me Interin në tavolinë sesa të rrezikojnë duke udhëtuar në Milano, Itali.

Presidenti i klubit spanjoll, Angel Torres, ka konfirmuar vendimin e klubit në një intervistë për mediat iberike.

“Nuk do të shkojmë në Milano për të luajtur kundër Inter. Mund të eliminohemi, do humbasim ndeshjen në tavolinë. Punë e madhe. Nuk dua të jem unë, ai që do të marrë përsipër rrezikun për të shkuar në një qytet ku risku për t’u infektuar është shumë i lartë”, ka thënë presidenti i Getafe.

Siç shkruan Marca, ai ka kërkuar nga UEFA të ndërhyjë për të gjetur një tjetër stadium ose të pezullojë ndeshjen. Por ndeshja është e parashikuar për të enjten dhe në një kohë kaq të shkurtër kjo ka pak gjasa të ndodhë. Përveç humbjes së ndeshjes në tavolinë, klubi spanjoll rrezikon të ndëshkohet edhe me sanksione.

Shoqata e Futbollistëve Spanjollë (AFE) kanë lëshuar një deklaratë duke kërkuar nga UEFA të pezullojë lidhjet e Europa League midis Getafe dhe Inter, dhe Sevilla dhe Roma.

“Ne nuk duam ta vendosim veten në epiqendrën e koronavirusit”– thotë Torres.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *