Vendosni fjalën kyçe....

Ilaçi për artritin reumatoid shëron dy të infektuar me koronavirus në Itali


Një ilaç i përdorur për kurimin e artritit reumatoid, Tocilizumab, ka rezultuar efikas në trajtimin e koronavurusit.

Siç shkruan italiania ‘Il Messaggero’, dy pacientët e infektuar ishin shtruar në spitalin Cotugno të Napolit dhe janë shëruar plotësisht.  Ilaçi në fjalë po testohet klinikisht edhe në 14 spitale në Wuhan të Kinës.

‘24 orë pas dhënies së ilaçit, përmirësimet inkurajuese u panë veçanërisht në njërin nga dy pacientët, i cili ishte në gjendje më të rëndë. Sipas përvojës kineze, 21 pacientë të trajtuar me këtë ilaç janë përmirësuar ndjeshëm në 24-48 orët e para të trajtimit. Ilaçi jepetnjë dozë e vetme dhe nuk përplaset me illacet e tjera antivirale që përdoren për trajtimin e koronavirusit.’ – ka thënë njëri nga mjekët italianë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *