Vendosni fjalën kyçe....

Koronavirusi – Mos dilni për pensionet, mund t’i merrni në shtëpi duke ndjekur këto hapa


Pas urdhrit të qeverisë, që prej ditës së sotme të gjitha shërbimet në sportele do të jenë të ndaluara dhe të gjitha kërkesat do të bëhen online.

Edhe pensionet do t’u dërgohen të moshuarve në shtëpi, pas kosto shtesë. Mirëpo jo të gjithë qytetarët janë informuar për këtë fakt dhe në disa qytete në zyrat e Postës Shqiptare ka patur radhë të gjata të pensionistëve që kërkonin pensionin, veçanërisht në qytetin e Fierit dhe Korçës.

Sipas vendimit të ri, zyrat e pensioneve do të qëndrojnë të mbyllura deri më 3 prill, ndërsa janë publikuar edhe të gjitha hapat që duhet të ndjekin pensionistët për ta marrë pensionin e tyre në shtëpi.

Rregullat e reja:

  1. Zyrat e pensioneve do të jenë të mbyllura, deri në një urdhër të dytë.
  2. Pensionet do të shpërndahen nga Posta Shqiptare në adresat e pensionistëve pa ASNJE kosto.
  3. Pensionistë, janë të lutur të depozitojnë numrin e telefonit, adresën e saktë dhe ID e kartës së identitetit, në kutinë postare pranë zyrës ku ata tërheqin pensionin.
  4. Në çdo zyrë postare do të afishohen numra kontakti për çdo informacion të nevojshëm rreth shpërndarjes së pensioneve. Për çdo pyetje apo paqartësi në lidhje me procesin e shpërndarjes se pensioneve ne shtëpi, mos hezitoni të na kontaktoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *