Vendosni fjalën kyçe....

Kosova pezullon mësimin deri më 27 mars


Qeveria e Kosovës në mbledhjen që mbajti ditën e sotme mori masa kundër koronavirusit duke pezulluar mësimin deri më 27 mars.

Gjithashtu në mbledhjen e qeverisë u vendos edhe për disa masa të tjera në luftën kundër koronavirusit: Pezullimi i përkohshëm i linjave ajrore dhe tokësore, të gjithë udhëtarët që do të kontrollohen në hyrje-daljet e Kosovës, dhe të gjitha aktivitetet publike do të mbyllen përkohësisht, raporton Gazeta Express.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ftoi anëtarët e qeverisë që t’i miratojnë propozimet për masat kundër koronavirusit, dhe qeveria e miratoi propozimin e kryeministrit me të gjitha votat pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Në Kosovë nuk ka asnjë rast deri më tani me koronavirus dhe këto janë masat paraprake të ndërmarra nga qeveria.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *