Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj në emisionin Real Story ndërsa dha shifrat e telefonatave në numrin 127 deklaroi se pritet një rritje e numrit të të infektuarve në javën e dytë duke u referuar në të dhënat e Italisë dhe Kinës.
“Ritmi përputhet me ecurinë e këtyre vendeve dhe ka një veçori. Ajo që po lexoja pak më parë, java e parë është ky bumi i parë. Më pas njerëzit nisin të rezervohen, në javën e dytë ka pasur rritje të numrit në Itali dhe Kinë, për arsye të inkubacionit të virusit. Mund të ketë një rritje në javën e dytë, në drekë dhe në darkë sidomos. Studiuesit italianë dhe kinezë kanë përcaktuar 5 tipe. Ato nisin të trajtohen me një teknikë më pas me intubimit. këto masa drastike në lëvizjen e njerëzve, në kufizimin e tyre, do ta kufizojnë numrin e infeksioneve sesa në vendet ku u prit në një kohë të gjatë”- tha kreu i Urgjencës Kombëtare.
Ndërsa në lidhje me faktin nëse ndonjë prej të prekurve është ë gjendje të rëndë, Brataj theksoi se nuk ka dijeni të hollësishme, ndërsa theksoi se babai i pacientit zero kishte më shumë probleme.
“Babai i djalit, (Pacientit zero) ishte person me probleme pulmonare dhe pinte shumë duhan. Shenjat e nivelit të oksigjenit në gjak ishin në limitin e normës. S’di më shumë se çka thënë doktor Kalo”- tha Brataj.