Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu: Asnjë nga mjekët dhe infermierët në Durrës nuk janë të infektuar me koronavirus


Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se asnjë nga mjekët dhe infermierët që punuan me të moshuarën që ndërroi jetë nuk rezultuan me koronavirus pas testimeve të kryera.   

Me kampionin e parë që kemi zhvilluar në spitalin e Durrësit me mjekët dhe infermierët kanë rezultuar të gjithë negativë. Kjo do të thotë se të gjithë stafi mjekësor kanë ndjekur protokollet. Në proces testimi janë familjarët e 73-vjeçares.”-deklaroi Manastirliu.

Deri më tani janë testuar 283 raste të dyshuara dhe nga këta janë 3 raste të reja duke e çuar numrin total të të infektuarëve në 15 persona.

Vazhdon kampioni i dytë i analizave. Një punë e madhe po bëhet në spitalet tona. Janë 283 raste te testuara dhe 15 raste pozitive. Po bëhet një punë e madhe në territor, qoftë në shërbimin që po ofrohet“-tha ministrja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *