Vendosni fjalën kyçe....

Masat ndaj koronavirusit, ndalohen takimet me familjarët në Burgun e Sigurisë së Lartë të Burrelit


Në kuadër të masave drastike të marra në të gjithë vendin e institucionet publike, edhe në Burgun e Sigurisë së Lartë të Burrelit nuk do të lejohen takimet e familjarëve me të burgosurit, pas një vendimi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Gjithashtu është bërë dezinfektimi i të gjitha ambineteve dhe në institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale. Personeli është pajisur me masat mbrojtëse të nevojshme si maska, doreza e dezinfektues duarsh.

Pezullimi i takimeve të familjarëve me të burgosurit është bërë pa afat, deri në një urdhër të dytë që do të lëshohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në Tiranë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *