Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllja e mbi 500 lokaleve e diskove, Rama: Ta përballojmë me sa më pak pasoja armikun e padukshëm


Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video, nga aksioni i policisë që çoi në mbylljen e mbi 500 lokaleve, diskove, klubeve të natës e palestrave, në kuadër të masave shtrënguese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Rama thekson se nuk ka nevojë për frikë, por megjithatë u bën thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm. Sipas tij, kontributi i çdo qytetari është esencial për përballimin me sa më pak pasoja të koronavirusit.

“FRIKË JO, KUJDES PO!

Mbyllur mbrëmë diskot, klubet e natës, palestrat dhe nga sot edhe mjediset e mbyllura për argëtimin e fëmijëve… faleminderit të gjithë pronarëve të tyre për mirëkuptimin dhe kontributin konkret në vijën mbrojtëse të luftës

Masat shtrënguese do të vijonë sipas planit dhe kontributi juaj, i çdo qytetari është esencial për përballimin me sa më pak pasoja të armikut të padukshëm që kërcënon shëndetin tonë e të njerëzve më të dashur rreth nesh.”– shkruan Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *