Kreu i Partisë Demokratike i ka bërë thirrje qeverisë që të lërë propagandën e të lëvrojë më shumë fonde për përballimin e koronavirusit.
Kryedemokrati theksoi se 3.5 milionë eurot janë krejt të pamjaftueshme për blerjen e pajisjeve mbrojtëse për personelin mjekësor që përballet me vijën e parë të rrezikut me koronavirusin.
Basha bëri gjithashtu një sërë propozimesh për masat që duhet të marrë qeveria për të përballuar sa më mirë koronavirusin.
Ai i kërkoi qeverisë që të lëë sulmet boshe ndaj opozitës por të bëjë transparencën e duhur, të alokojë fondet e duhura dhe të komunikojë e t’u vijë në ndihmë qytetarëve sipas nevojës së tyre.
‘Mos rri në Twitter duke bërë batuta por dil bën punën. Thesarin e ka qeveria, fondet i ka qeveria, të çelë fondet e të ndihmojë qytetarët. Nëse nuk e bën sot, kur nuk do e bëjë. Qeveria të lërë sulmet ndaj opozitës e të lërë propagandën boshe por të bëjë transparencë, të tregohet e vërtetë, të alokojë fondet e të marrë masat për përballimin sa më mirë të koronavirusit. Le t’i marrë meritat siç i mori për propozimet e tjera që kemi bërë.’ – tha ndër të tjera Basha.