Vendosni fjalën kyçe....

Meta takohet me zyrtarin e OBSH-së: S’ka vend për panik, por kujdesi të jetë maksimal


Presidenti i vendit Ilir Meta, është takuar me drejtorin e zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë, Raul Gonzalez.

Ata kanë biseduar lidhur me masat e marra nga qeveria për t’ë përballuar koronavirusin i cili deri më tani ka prekur 10 persona.

Meta tha se nuk ka vend për panik, por megjithatë u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes.

 “Një bisedë konstruktive me Drejtorin e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë, Dr.Raul Gonzalez, lidhur me masat mbrojtëse të marra nga institucionet tona shtetërore për përballimin me pasoja sa më të lehta të coronavirusit.

Nuk ka vend për panik, por kujdesi duhet të jetë maksimal nga çdo qytetar!

Është i domosdoshëm zbatimi me rigorozitet i protokollove shëndetësore dhe i këshillave të stafeve mjekësore nga të gjithë!

SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI!”, shkruan Meta pas takimit me Gonzalez.

Drejtori i zyrës së OBSH-së në Tiranë Raul Gonzales, një javë më parë paralajmëroi se mesiguri kishte raste me koronavirus në Shqipëri, pavarësisht se nuk ishin zbuluar ende.

Ai theksoi se institucionet e shëndetësisë në të gjithë botën janë duke mësuar kur bëhet fjalë për koronavirusin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *