Ministria e Brendshme ka pezulluar përkohësisht pritjet e qytetarëve në sportelet e shërbimit në të gjitha institucionet në varësi të ministrisë.
Përjashtim bëjnë sipas njoftimit vetëm kallëzimet e qytetarëve, të cilat do bëhen me shkim ose me anë telefonatash.
Njoftimi
Në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Ministria e Brendshme njofton: Ndalohen të gjitha pritjet e qytetarëve në sportelet e shërbimeve në të gjitha institucionet e sistemit të Ministrisë së Brendshme, deri në një njoftim të dytë.
Telefono MB-0694134779
Përjashtohen nga ky ndalim vetëm rastet e kallëzimeve që qytetarët bëjnë pranë strukturave të Policisë së Shtetit. Sugjerohet edhe në këto raste kallëzimet të bëhen me shkrim. Telefono 112 ose denonco në Komisariatin Dixhital!
Pezullohet aplikimi i qytetarëve për karta identiteti dhe pasaporta deri në datë 03.04.2020. Të gjithë aplikimet, kërkesat apo ankesat e qytetarëve do të pranohen vetëm në rrugë elektronike në adresat e institucioneve përkatëse.
Për shërbime online drejtohu tek e-albania. Ministria e Brendshme siguron qytetarët se shërbimet do të vijojnë të ofrohen në rrugë elektronike dhe në të njëjtën kohë kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për zbatimin e këtyre masave të domosdoshme për sigurinë e përbashkët.’