Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja e Shëndetësisë në Britani infektohet me koronavirus


Ministrja e Shëndetësisë dhe deputetja konservatore në Britani, Nadine Dorries, është diagnostikuar me koronavirus.

BBC shkruan se zonja Dorries është deputetja e parë që ka rezultuar pozitive pas testeve për koronavirusin.

Ajo tha që kishte marrë të gjitha masat e këshilluara pasi kishte zbuluar pëgjigjen e analizave dhe ishte vetë-izoluar në shtëpi.

Ky lajm vjen pasi një person i gjashtë ndërroi jetë dje nga virusi në Mbretërinë e Bashkuar, ku janë regjistruar gjithsej 382 raste.

Personi i fundit që vdiq ishte një burrë në fillim të të ’80-tave i cili kishte probleme të tjera shëndetësore.

Zonja Dorries, tha në një deklaratë se Instituti i Shëndetit Publik në Angli kishte filluar të gjurmonte njerëzit me të cilët ajo kishte pasur kontakte.

62-vjeçarja, shtoi se ishte e shqetësuar për nënën e saj 84-vjeçare që po qëndronte me të pasi kishte fillar të kollitet të martën.

Nuk dihet se në sa takime zonja Dorries kishte marrë pjesë ditët e fundit. Departamenti i Shëndetësisë tha që ajo së pari tregoi simptoma të enjten e javës së kaluar, në të njëjtën ditë kur ajo mori pjesë në një event të organizuar nga kryeministri Boris Johnson dhe të nesërmen ishte futur në izolim.

Ende nuk ka asnjë konfirmim nëse Boris Johnson i ishte nënshtruar testimit, apo nëse do të testohet. Të gjithë zyrtarët e tjerë të Shëndetësisë do të futen në vetëkarantinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *