Një mjek i urgjencës së QSUT-së ka denoncuar mungesën e pajisjeve mbrojtëse për personelin mjekësor të urgjencës.
Në një denoncim me zë e figurë të publikuar nga kreu i PD-së, Basha, mjeku Ilir Allkja, tha se ata nuk janë pajisur me mjetet mbrojtëse të nevojshme për t’u përballur me rrezikun që vjen nga koronavirusi.
Ai tha se tashmë është i vetëkarantinuar deri në daljen e analizave.
‘Jam mjeku i urgjencës së Tiranës, Ilir Allkja. Po punojmë me vetëmohim por pa veshjen speciale për rastet e dyshuara për koronavirusin. Njësia po na dërgon në raste që po na paraqite si neurologjike apo gastroentorologjike. Kam vizituar tre pacientë të dyshuar me koronavirus. Ndërkohë që të dyshuarit kanë qenë me temperaturë e me probleme respiratore. Kemi shkuar e maskë të thjeshtë kirugjike jo me veshjet speciale. U bëj thirrje kolegëve, jini më të kujdeshshëm me personat që marrin në telefon për të kërkuar ndihmë. Duhet të punojmë me mencurri që sistemi të mos bjerë në kolaps nga papërgjegjshmëria apo pakujdesia. Na nisni me veshje speciale për çdo rast të dyshuar. Veshjet bëjnë shumë më pak se jeta jonë.’ – tha mjeku.