Vendosni fjalën kyçe....

“Nuk pranohen vërtetimet e kalimit të kufirit” – Ambasada gjermane njofton të kthyerit nga Gjermania


Ambasada gjermane në Tiranë ka njoftuar se nuk do pranojë vërtetime të kalimit të kufirit.

Sipas ambasadës, kjo masë vjen për shkak të zhvillimeve ë fundit lidhur me koronavirusin.

Bëhet fjalë për shtetasit shqiptarë të cilëve u ka skaduar koha e qëndrimit ose janë kapur pa dokumentacionin përkatës  në Gjermani.

Të gjithë këtyre shtetasve nuk do u pranohet më vërtetimi i kalimit të kufirit, deri në një njoftim të dytë në varësi të situatës me koronavirusin.

 ‘Informacion i rëndësishëm për të kthyerit nga Gjermania. Për shkak të zhvillimeve të fundit në lidhje me CORONA-virusin, ambasada nuk do të pranojë më (deri në një njoftim tjetër) vërtetime të kalimit të kufirit.’ – shkruhet në njoftimin e ambasadës në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *