Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Incidenti ka ndodhur rreth orës 07:05 të mëngjesit të sotëm, në rrugën e Dibrës, në kryqëzimin me rrugën e Barrikadave.
Mësohet se zjarri ka rënë në banesën 1-katëshe të shtetasit me inicialet K.A, ku brenda kishte dhe një fëmijë. Për fat të mirë fëmija është nxjerrë nga banesa nga punonjësit e komisariatit Nr.4 dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
“Më datë 11.03.2020, rreth orës 07:05, në rrugën e “Dibres” në kryqëzim me rrugën e “Barrikadave”, ka rënë zjarr në banesën 1-katëshe të shtetasit K.A, ku ishte një fëmijë brenda, i cili u nxor në menyrë të menjehershme nga punonjësit e Komisariatit Nr.4, dhe ndodhet në gjendje të mirë shendetsore.
Në vendngjarje gjithashtu ndodhen forcat zjarrfikëse, ku u bë e mundur dhe fikja e zjarrit. Nga zjarri nuk ka pasoja në njerëz, vetëm deme materiale.“– thuhet në njoftimin e policisë.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.