Si masë paraprake për të frenuar përhapjen e koronavirusit, Partia Socialiste ka anuluar deri më datën 3 prill të gjitha takimet e partisë.
Urdhri është shpërndarë në të gjitha degët e Partisë Socialiste, nga kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla, i cili iu ka dërguar një mesazh të gjithë deputetëve socialistë, ku iu kërkon pezullimin e takimeve.
“Kolegë, në kuadër të masave të domosdoshme për situatën e emergjencës, ju lutem pezulloni të gjitha takimet e partisë deri në datën 3 prill”, thuhet në mesazhin e Ballës drejtuar deputetëve.
Po ashtu, ditën e sotme u anulua edhe Komisioni Parlamentar i Ligjeve.