Vendosni fjalën kyçe....

Rama për propozimet e Bashës: Kreditë e bizneseve dhe njerëzve po diskutohen, u kemi kërkuar kompanive shkurtimin e stafit


Kryeministri Edi Rama renditi një seri nga masat e marra nga qeveria për përballimin e koronavirusit.

Kreu i qeverisë foli edhe për propozimet e kryetarit të opozitës, ku tha se disa prej tyre po diskutohen, ndërsa shtoi se u ka kërkuar kompanive shkurtimin e një pjese të stafit si edhe krijimin e distancave të sigurta.

Kjo situatë nuk do të zgjasë pafundësisht, për sa i përket zinxhirit të prodhimit askush nuk këshillon masa drastike, aq më tepër që jemi në një kurbë rritje. Ne do të imponojmë krijimin e distancave të sigurisë dhe kushteve të mbrojtjes. Këtë kemi kërkuar dhe do të ketë sanksione të qarta për ata që nuk i respektojnë. U takon kompanive dhe sipërmarrjeve që të marrin masat dhe të bëjnë shkurtimet e nevojshme, uljes së numrit, distancave të sigurta.

Nga maskat, dorezat, tek detergjentët pranë tavolinës së punës dhe kështu me radhë. Dallimi është çfarë ndodh në një autobus dhe në një vend pune që ka një zot. Kreditë e bizneseve dhe njerëzve po diskutohen, por është e pamundur, qesharake, skandaloze dhe kriminale që të dalë një palë tjetër dhe të shfaqet në këtë mjedis dhe të flasë sot se çfarë duhet të bëjmë për masat financiare dhe ekonomike që i takojnë një dite më pas. Sikur ndodhi me tërmetin, iu siguroj se do ia dalim edhe me këtë“- deklaroi Rama.

Rama: Nga nesër mund të mbyllim transportin urban në Durrës dhe Tiranë

Kryeministri Edi Rama gjatë daljes publike së bashku me Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, deklaroi se duke shtuar masat për përballimin e mos-përhapjes së koronavirusit, nga nesër mund të bllokohet transporti urban në Durrës dhe Tiranë.

Gjithashtu shefi i qeverisë shtoi se me miratimin e aksit normativ do vendosen sanksione për të gjithë ata që nuk respektojnë masat.

Akti normativ është gati dhe në orët në vijim do formatizohet për të vendosur sanksionet në lidhje me masat dhe jemi munduar të krijojmë një ekuilibër në një kohë aspak të zakonshme. kemi vendosur ndalimin e aktivitetit të gjitha bar-eve dhe restoranteve dhe ta shoqërojmë këtë me një sanksion nëse ata tentojnë ta hapin aktivitetin.

Megjithatë duhet të falënderoj një pjesë të madhe që janë ndërgjegjësuar vetë dhe e kanë mbyllur aktivitetin. Do të bëjmë ndalimin e transportit urban në Tiranë dhe Durrës, sepse këto janë qytete më të mëdha dhe me një numër të prekur më lartë në krahasim më vendet e tjera.

Asnjë shet nuk e ndali dot përhapjen e virusit, por ka shumë mundësi se si ndërton sistemin mbrojtës dhe këto masa janë pikërisht për mbrojtjen tonë. Ajo që u ndodhi vendeve që nuk i morën këto masa në momentin e shpërthimit, të mos na ndodhi ne. Po i marrim që në momentin e shpërthimit këto masa për të frenuar përhapjen, numri i të infektuarve do të rritet dhe mos u çudisni“-tha Rama


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *