Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Shqipëri. Bëhet fjalë për të moshuarën në Durrës, e cila pak më herët u njoftua se po transpoortohej drejt Spitalit Infektiv në Tiranë, që është kthyer në karantinë për trajtimin e rasteve që janë shtruar aty.
E nuk ka vonuar shumë që Ministria e Shëndetësisë të konfirmojë lajmin se është shënuar viktima e parë nga koronavirusi në vend. Sipas njoftimit zyrtar, e moshuara vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese si insuficiencë kardiake kronike, SPOK, Fibrilacion arterial etj.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë
73-vjeçarja, mbrëmjen e djeshme ishte dërguar nga infektivi i Durrësit në reanimacion pasi e ka pasur tension të lartë 140/70. Ajo ishte e sëmurë kronike prej disa vitesh dhe mbahej nën survejimin e mjekëve.
Pacientja 73 vjeçare e konfirmuar me COVID-19 ka ndërruar jetë pak minuta më parë nga komplikacionet e rënda, si pasojë e disa sëmundjeve bashkëshoqëruese kardiake dhe pulmonare.
73-vjecarja vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese: Insuficience kardiake kronike, SPOK, Nyha III, Fibrilation atrial, hypertyreisis, tatus post by pass.