12 persona janë konfirmuar të prekur nga koronavirusi në Shqipëri.
Dy janë babë e bir që kishin ardhur nga Italia pak ditë më parë dhe më pas u konfirmuan edhe 7 persona të tjerë, kontakte të afërta me dy të lartpërmendurit.
Ndërkohë 3 raste të reja të koronavirusit nuk kanë lidhje me të parat dhe janë një në Lushnjë, një në Tiranë e një në Durrës.
Nga këta 3 janë shtruar në spital, ndërsa e moshuara që ishte shtruar në spitalin e Durrësit ka ndërruar jetë para pak çastesh.
Ndërsa personat e tjerë janë në vetëizolim. Më poshtë është skema e lidhjes mes 11 personave të infektuar deri tani.