Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Fier, plagoset 35-vjeçari


Një person është plagosur në Fier pas të shtënave me armë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në lagjen “11 Janari”.

Policia bën me dije se i plagosur ka mbetur shtetasi M.Rr 35-vjeç, pas një konflikti me armë zjarri.

Pas një konflikti të çastit, është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi me inicialet M. Rr, 35 vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Rajonal Fier.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar dhe po punon për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”-thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *