Vendosni fjalën kyçe....

“Turqia do i mbajë kufijtë e hapur për emigrantët që duan të hyjnë në BE” – Erdogan


Trajtimi i Athinës me mijëra refugjatë që janë masakruar në kufirin Turqi-Greqi është i krahasueshëm me mizoritë e kryera nga Gjermania naziste, tha presidenti i Turqisë, Erdogan.

Ai tha se fqinji mesdhetar i Ankarasë ka keqtrajtuar refugjatët që po përpiqen të hyjnë në BE përmes Turqisë.

‘Nuk ka dallim midis këtyre pamjeve nga kufiri i Greqisë dhe ato që bënë nazistët,’ tha Erdogan, siç duket duke iu referuar fotografive të përleshjeve midis emigrantëve dhe policisë kufitare greke.

Ai gjithashtu njoftoi se Turqia do të mbajë kufirin e saj të hapur për emigrantët që përpiqen të hyjnë në Europë, derisa Brukseli të pranojë të përmbushë angazhimet nën një marrëveshje të vitit 2016 për të cilën, Ankaraja pretendon se nuk janë përmbushur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *