Vendosni fjalën kyçe....

Ushtria dhe policia në rrugë, Shefi i Forcave të Armatosura: Kemi ngritur pika kontrolli në të gjithë vendin


Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral-brigade Bardhyl Kollçaku ka folur sot për mediat pas daljes së forcave të ushtrisë në terren, në kuadër të masave kundër koronavirusit.

Kollçaku deklaroi se detyrat e FA-ve janë në mbështetje të Policisë së Shtetit për të kontrolluar apo sensibilizuar qytetarët, kryesisht ata që kanë udhëtuar në Itali e Greqi.

Ai nuk dha një afat se sa do të zgjasë ky plan por deklaroi se do të jenë edhe në qytete të tjera jo vetëm në Tiranë.

Detyrat e FA-ve në këto moment janë që të jenë në mbështetje të policisë së shtetit për të kontrolluar, sensibilizuar qytetarët, kryesisht ata që kanë udhëtuar në Itali e Greqi për t’i detyruar të vetëkarantinohen.

Do të vazhdojnë për aq kohë sa është e nevojshme. Planet tona janë fleksibël. Aktualisht shtrihen dhe në qytete të tjera të Shqipërisë, ka një plan të detajuar” deklaroi Kollçaku.

Nga ana tjetër Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Rebani Jaupi ka bërë të ditur se që prej orëve të pasdites, forca policore speciale të FNSH-së, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me patrulla ushtarake, kanë ngritur rreth 15 pika kontrolli në Tiranë, për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Patrullat, të stacionuara apo të lëvizshme, po vijojnë të kontrollojnë drejtuesit e mjeteve apo pasagjerët që ditët e fundit kanë udhëtuar në vendet e prekura gjerësisht nga Coronavirus.

Për këta qytetarë parashikohet të vetëkarantinohen deri në 14 ditë, në të kundërt Policia do t’i gjobisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *