Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka firmosur urdhrin i cili nga dita e nesërme ndalon transportit publik në kryeqytet dhe njësitë administrative që e lidhin me të.
Pezullimi i cili fillon nga nesër është në një afat të pacaktuar dhe vjen në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Vendimi i plotë:
Bashkia e Tiranes në kuadër të marrjes së masave për të mundesuar moslejimin e perhapjes se virusit COVID-19, njofton qytetaret se duke filluar nga data 12 mars deri ne nje afat te pacaktuar pezullohet:
i) sherbimi i transportit qytetes (linjat brenda qytetit te Tiranes),
ii) sherbimi i transportit rrethqytetes (linjat qe lidhin qytetin e Tiranes me ish njesite administrative/Komunat
iii) sherbimi i transportit nderqytetes ushqyes (linjat qe lidhin Bashkine e Tiranes me Bashkine e Kamzes dhe Bashkine e Vores
Bashkia e Tiranës kërkon mirekuptimin e qytetareve per masen e pezullimit te perkohshem te ketyre sherbimive te transportit, por gjykon se masa eshte e domosdoshme per te ritur eficensen e sistemit te mbrojtjes ndaj perhapjes se metejshme te virusit.