Veriu i Italisë kërkon përshkallëzim të masave të marra nga qeveria dhe mbylljen e gjithçkaje. Në një intervistë me Corriere della Sera, presidenti i Lombardisë Attilio Fontana, i cili dje doli nga izolimi, tha se beson që kërkesa e tij dhe e sindikatave do të pranohet sot nga KËshilli i Ministrave.
Fontana ka kërkuar mbylljen e të gjitha aktiviteteve ekonomike të Lombardisë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.
“Ne e kuptojmë mirë se cila është pesha e vendimeve të caktuara, në aspektin ekonomik gjithashtu”, shpjegon Fontana.
“Por ne kemi arritur gjithashtu një marrëveshje me Confindustria Lombardia. Dhe për këtë çështje ne shohim numrat dhe atë që po ndodh në spitale. Nëse epidemia vazhdon të përhapet me këtë ritëm, sistemi nuk do të jetë në gjendje ta mbajë për një kohë më të gjatë.” – tha Fontana, citon Rai.
Qeveritarët e veriut, Fontana dhe Zaia kërkuan një forcim të mëtejshëm të masave për të frenuar epideminë dhe madje kreu i komisionit për mbrojtjen civile dhe emergjente Angelo Borrelli beson se kërkesa për “mbyllje totale” e Lombardisë është e drejtë.
Kreu i ekzekutivit është i vetëdijshëm për situatën dhe nuk i mbyll dyert hipotezës së një bllokimi të përgjithshëm.
Numrat e të infektuarve në Itali deri dje në orën 6 pasdite, janë konfirmuar se janë 8,514. Pra 529 më shumë pacientë se një ditë më parë.
Nëse llogariten edhe viktimat dhe pacientët e shëruar, numri i tyre shkon mbi 10 mijë. Borrelli konfirmoi shifrën 10,149.