Dy autobusa dhe një mikrobus që ishin nisur nga Italia dhe kanë mbërritur në Shqipëri do shoqërohen nga policia deri në Tiranë.
Sipas policisë së Shkodrës, udhëtarët janë skeduar e do mbikëqyren për t’u vetëkarantinuar.
Kreu i policisë së qytetit veriperëndimor, Brahimaj, tha se personat që do shkelin rregullat e vetëkarantimit do gjobiten.
‘Të vetëkarantinohen dhe të qëndrojnë në shtëpi për afatin që ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë. Në rast se këta qytetarë nuk vetëkarantinohen do i vendosim gjobë. Gjoba është goxha e lartë. Të gjithë shtetasit janë identifikuar, i kemi regjistruar. I dimë të gjithë. I kemi njoftuar dhe në autobusa që të kryejnë me rreptësi rregullat. Nuk është ndonjë hata shumë e madhe. Asnjë tolerim ndaj atyre që do të shkelin rregulla. Do të shoqërohen nga Policia e Shkodrës, më pas në Lezhë. Do të dërgohen në Tiranë. Janë dy autobuzë dhe një furgon. Janë dhe disa mjete të vogla. I kemi marrë të gjithëve identitetet.’ – tha Brahimaj.