Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia ka postuar një video shihen se si stafi i ambulancave transporton të infektuar sipas tij me koronavirus, pa veshjet mbrojtëse.
“Fatkeqësisht ky është realiteti edhe tek infektivi, qendra kyçe e trajtimit mjekësor për të infektuarit me koronavirus. Stafi i autoambulancave po transporton një pacient të prekur nga COVID-19 pa veshjet mbrojtëse. Siç u denoncua një ditë më parë nga mjeku i urgjencës, Ilir Allkja, ende mungojnë ose janë të pamjaftueshme mjetet mbrojtëse për ta! Kur do ta kuptojë Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu që pajisjet mbrojtëse nuk mbrojnë vetëm stafet mjekësore, por pengojnë edhe përhapjen e virusit tek qytetarët e tjerë?!”-shkruan Spahia.