Kreu i qeverisë, Rama, në një dalje publike nëpërmjet Facebook-ut u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e marra nga qeveria si e vetmja mënyrë për të ndaluar koronavirusin.
Ai tha se edhe mbyllja e kufirit me Italinë nuk do e ndalonte ardhjen e virusit, vetëm do e ngadalësonte atë.
‘Duhet marrëm e maskë mbrojtëse. Të zbatojmë këshillat në këtë situatë, higjienë të shtuar, hapjen e dritareve, vetëizolimin 14 ditë nëse kemi ardhur nga jashtë. Moslejimin e të moshuarve të dalin nga shtëpia. Ky grip i pazakonshëm nuk ndalet të shkojë kudo. Ndryshe nga çdo grip i zakonshëm, ky grip luftohet me masa shtrënguese që përshkallëzohen deri në forma drastike të ngjashme me mbrojtjen e shoqërisë. Mbyllja e kufijve nuk e ndalon epideminë, por vetëm e ngadalëson. Ajo bëhet vetëm kur shpfaqet.’ – tha Rama.
Kreu i qeverisë tha gjithashtu se nga nesër do bllokohet qarkullimi i të gjitha makinave private, transporti ndërurban e ai i taksive duke shtuar se ai do jetë i hapur për ambulancat e makinat e mallrave.
‘Do blindohet qarkullimi i makinave private nga Tirana e Durrësi. Nga nesër do të mbyllet qarkullimi i mjeteve private, dhe transporti ndërurban si edhe taksitë e çdo përmase. Do të mbyllet qarkullimi urban në Shkodër Lezhë, Elbasan, Lushnje Fier e Vlorë. Lëvizja do të jetë e hapur për ambulancat, ato që transportojnë mallra. Janë domosdoshmëri për të mbrojtur cdo qytetar nga sulmi i koronës. Sot kemi ndërmarrë inspektime në kompani fason e call center që nesër do jenë të mbyllura si të tjerat.’ – shtoi ai.