Kryeministri Edi Rama për të hequr disi vëmendjen nga diskursi i koronavirusit ka nxjerrë një vendim të Këshillit të Ministrave duke rikthyer temën e rindërtimit.
Në VKM-në e re hapet rruga për financimin e ndërtimit të godinave me funksion arsimor, si shkolla dhe konvikte.
“Sapo u firmos Vendimi i Këshillit të Ministrave, për financimin e parë të Programit të Rindërtimit për Arsimin🇦🇱
59 SHKOLLA TË REJA
GODINAT E REJA TË TË GJITHË KONVIKTEVE TË UNIVERSITETIT BUJQËSOR
4 GODINA TË REJA KONVIKTESH NË QYTETIN STUDENTI
#FuckingCorona nuk do t’i ndalë as do t’i zvogëlojë planet ambicioze të jetësimit të Programit të Rindërtimit të Shtëpive, Shkollave, Spitaleve e Qendrave Shëndetësore që u rrënuan nga tërmeti i 26 nëntorit”-shkruan Rama.